Calhanoglu “çmend” tifozët e Milanit: Kam 7 vite në Milano, por gjaku im është zikaltër

schedule15:40 - 20 Maj, 2024

schedule 15:40 - 20 Maj, 2024

Në margjinat e festimit për Scudetton e 20-të të fituar nga Inter, Hakan Calhanoglu foli për “Sportmediaset” duke shpjeguar sezonin, por edhe duke dhënë një deklaratë dashurie për fanellën e Interit.

“Është një ëndërr, i falenderoj të gjithë. Që nga viti im i parë, tifozët më kanë ndihmuar shumë. Së pari ishin shokët e skuadrës, më pas tifozët që më ndihmuan të rris vlerën time.

Qëllimi ynë është të shkruajmë sa më shumë histori me këtë klub të mrekullueshëm dhe besoj se kemi filluar me yllin e dytë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Kam shtatë vite në Milano, por gjaku im është zikaltër”, ka deklaruar Calhanoglu, duke thumbuar ashpër Milanin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!