Caldara: Ndodhi shumë shpejt, mbrëmje perfekte. Milani? Përherë mirënjohës

schedule16:25 - 20 Shkurt, 2020

schedule 16:25 - 20 Shkurt, 2020

Mattia Caldara nuk ka pasur shumë fat në vitet e fundit për shkak të dëmtimeve, por mbrëmjen e kaluar i qëlloi Berat Djimsitit të dëmtohej në nxehje dhe mbrojtësi italian e nisi si titullar sfidën e Champions League kundër Valencias.

Atalanta zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 4-1 dhe hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinale. Caldara ndihet shumë i lumtur, tregon prapaskenën e aktivizimit, analizon fitoren, gjendjen e tij dhe ka vetëm fjalë të mira për Milanin, ish-skuadrën e tij.

Ndodhi gjithçka shumë shpejt, më kërkuan të nisja nxehjen 5 minuta përpara fillimit të ndeshjes. Bëra atë që di të bëj. Në muajin e fundit jam stërvitur mirë dhe fort. Duhet të ndodhte diçka, jam shumë i lumtur. Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por përjetuam një mbrëmje të bukur.

Rezultati? Gjithçka ishte perfekte, mëkat që pësuam  atë gol. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Hakmarrje? Jo, jam i lumtur që jam kthyer. Gjithmonë do ta falënderoj Milanin për besimin, por tani mendoj vetëm për Atalantën“, deklaron Mattia Caldara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!