Davide Calabria është një ndër lojtarët më të kritikuar të momentit te Milani. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Genoas u, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë për të dytën herë këtë sezon.
22-vjeçari nuk po bind më dhe alternativa e tij është Andrea Conti, por edhe ky i fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Ish-lojtari i Atalantës vjen pas një pushimi të gjatë dhe i duhet kohë të rikthehet i dikurshmi. Të ndodhur në këto pozita, drejtuesit e Milanit kanë menduar për një emër të ri në lidhje me krahun e djathtë të mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Mehmet Zeki Celik, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij te Lille në Ligue 1. Milan ka një marrëdhënie mjaft të mirë me francezët dhe një kalim i turkut te kuqezinjtë duket një skenar i mundshëm, madje që në janar.
Celik ka shfaqur një rendiment mjaft të mirë, sidomos sezonin e shkuar. Ai u aktivizua në 34 ndeshje në kampionat, në të cilat shënoi 2 herë dhe asistoi 5 herë për shokët e ekipit. Gjithashtu edhe sezonin aktual e ka nisur mirë, teksa në 7 takime në Ligue 1 ka dhënë 2 asiste. /abcnews.al