Ç’aktivizohet për 11 minuta profili në tuiter i Presidentit Trump

schedule10:15 - 3 Nëntor, 2017

schedule 10:15 - 3 Nëntor, 2017

Profili në Tuiter i presidentit amerikan Donald Tramp është caktivizuar për rreth 11 minuta. Një ditë më parë demokratët amerikanë apeluan që kreu i Shtëpisë së bardhë të mos shkruante më në Tuiter

Një ditë pas sulmit terrorist në Manhatan, demokratët amerikanë bënë apel që presidenti amerikan Donald Tramp të mos shkruante më në Tuiter. Në fakt profili në Tuiter i kreut të Shtëpisë së Bardhë  është caktivizuar për rreth 11 minuta të enjten. Sabotimi sipas menaxhereve të rrjetit social ndodhi për faj të një tekniku i cili ndodhej në ditën e tij të fundit të punës. Mediat amerikane nuk e kanë publikuar identitetin e tij por po hetohet për të kuotuar nëse incidenti ka qenë i qëllimshëm ose jo.

Me presidentin Tramp është lidhur dhe faqa institucionale në Tuiter me 20.9 milion ndjekës, që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij Barak Obama. Por profili personal në Tuiter i kreut të shtëpisë së bardhë ka 41.7 milion ndjekës dhe përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ai.

Nuk kanë munguar reagimet në Tuiter, ku të shumtë ishin ata që mendonin se arsyeja ishte një sulm nga hakerat, por cdo gjë të bëhet e ditur pas përfundimit të hetimeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!