Miron Çako, përgjegjës i katekizmit në kishën ortodokse foli në emisionin “Log.” në ABC për besimin në Shqipëri. Ai deklaroi se feja nuk trashëgohet dhe pavarësisht ndikimit të familjes, në fund ajo mbetet një marrëdhënie me Zotin.
“Kur më vijnë njerëz të ndryshëm, të krishterë dhe myslimanë. I bëj një pyetje të thjeshtë “Je apo të kanë thënë?”. Personi besimtar nuk duhet të jetë i konvertuar se vjen nga një traditë. Feja nuk trashëgohet në gjak.
Ndikon familja por është një marrëdhënie personale me Zotin. Unë nuk vij nga një traditë e krishterë. Unë kam lindur në 68 dhe u rrita në një sistem ateist. Unë e kam njohur Zotin në furtunë. Dhe e kërkova Zotin jo thjesht si një tradicion. Kam studiuar edhe kuranin edhe biblën. Më ndihmoi edhe historia. Nëse gjyshi im quhej Hasan, stërgjyshi im quhej Qirjako”, u shpreh ai.
Çako u shpreh se kuaodrot krishtare sot formohen në Shqipëri dhe ka nisur përgatitja që ata që studiojnë në vendin tonë të pajisen me diploma për të punuar në kishë dhe në shtet.
“Në fillim kishim mbetjet e ateizmit sepse deshi të ishte ai zoti. Ardhja e kryepeshkopit krijoi një stuhi. Edhe ata që e kundërshtuan në fillim pastaj e pranuan. Statuti që ka pasur në kohën e Zogut u bë nga ai. Statuti i dytë u bë në kohën e komunizmit.
Kisha ortodokse ka hyrë në Europë para se të hymë ne. Kryepeshkopi është interesuar që pas tij të jenë njerëz të këtij vendi. Kemi metropolit shqiptarë. Kuadrot krishtare tani i formojmë në Shqipëri. Ne kemi vazhduar dhe po punojmë që ata të përgatiten në Shqipëri që diploma të njihet për të punuar në kishë apo për të punuar në shtet”, tha Çako. m.v/abcnews.al