Cakaj: Shtyrja e vendimit të Këshillit, rrjedhojë e pengesave proceduriale

schedule13:58 - 19 Qershor, 2019

schedule 13:58 - 19 Qershor, 2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse vendimi i Këshillit në Luksemburg ishte për Shqipërinë pozitiv  dhe i rëndësishëm.

Kjo shtyrje vjen si rrjedhojë e pengesave proceduriale dhe ngarkesave të brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sqaron ministri në detyrë Cakaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit. Fundja, vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor”, sqaron i deleguari për të drejtuar Ministrinë e jashtme Gent Cakaj./ABC News Albania 24/7