“Furtunë” në ambasadën shqiptare të Athinës, shkarkohet ambasadorja dhe një pjesë e stafit

schedule15:13 - 8 Korrik, 2020

schedule 15:13 - 8 Korrik, 2020

Një “furtunë” e vërtetë ka ndodhur në ambasadën shqiptare në Athinë. Mësohet se ministria e Jashtme ka shkarkuar nga detyra ambasadoren e ambasadës shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Veç ambasadores është shkarkuar dhe pjesë e stafit të kësaj ambasade. Vendimi i Cakajt, siç është mësuar, është marrë pasi ambasadorja nuk ka pasur performancë të mirë kundrejt kërkesave të komunitetit shqiptar atje.

Ndërkohë, ministria ka kërkuar emërimin e nje ambasadori te ri tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta.  Është mësuar se emri i propozuar prej tij është Luela Hajdaragaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!