“Çaji i përjetësisë” Kombuça, herbalistja: Parandalon sëmundjet e rënda

schedule11:56 - 6 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 6 Shkurt, 2024

Herbalistja Linda Kalasa e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News” foli për “çajin e përjetësisë” Kombuça.

Ajo u shpreh se konsumimi i rregullt i këtij çaji me prejardhje nga Kina parandalon sëmundje të rënda,, si demanca dhe kanceri.

“Kam pasur përherë pasion të ushqehem shëndetshme dhe të vetëshërohem pa ilaçe. Nisur nga kjo u shtyva të bëja një kurs, ku mora certifikatë italiane si herbaliste.

Dua të theksoj se “çaji i përjetësisë” është metaforë. Kombucha quhet “çaji i përjetësisë” pasi ka lindur në Kinë rreth 2500 vjet më parë. Ky çaj u jepej ushtarëve pasi është i pasur me antioksidant që të jep shëndet të mirë dhe energji. Thuhet se ky çaj u krijua për të shëruar mbretin e Kinës.

Çaji krijohet nga një kërpudhë, ku shtohet dhe sheqeri, pro ai përdoret vetëm për fermetimin. Ky çaj ka antioksidant. Na shërben për të përmirësuar tretjen, si dhe parandalues në 95% të sëmundjeve. Është dhe shërues, parandalohen sëmundjet si demenca, parandalon po ashtu edhe kancerit, qetëson gastritin dhe na jep vlera shumë të mira për luftimin e infeksioneve urinare.

Ky çaj nuk blihet në market. Unë e kam marrë kërpudhën dhe e kam kultivuar. Shija e saj është e afërt me të verës së bardhë.”, u shpreh herbalistja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!