Një incident i pazakontë është regjistruar në Itali. Në vetëm disa sekonda në një rrugë në lagjen Vomero të Napolit është hapur një gropë dhe për pasojë ka rënë një automjet që po kalonte. Në makinë ndodheshin dy persona. Fatmirësisht arritën të dalin pa asnjë dëmtim.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se rrëshqitja e tokës nën asfalt ka ardhur si pasojë e shembjes së një sërë kanalizimesh dhe dëmtimit të një tubi të furnizimit me ujë.
/abcnews.al/