Ne mesditë u luajt ndeshja mes Cagliari-Sampdoria, e cila përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultatin 3-1.
Golat në këtë sfidë u shënuan nga Joa Pedro në minutën e 4’, ndërsa golat e tjerë shënohen në pjenës e dytë të lojës, me Caceres që dyfishon rezultatin në minutën 75’. Lojtari i Sampdorias mendon të rihapë takimin në minutën e 83’ teksa shënoi edhe golin e parë për skuadrën por pa arritur të shmangë humbjen, sepse për të mbyllur sfidën dhe për të vulosur rezultatin mendoi përsëri Joan Pedro në minutat shtesë të sfidës.
Triumfi ndaj Sampdorias ishte fitorja e parë në Seria A, në këtë sezon, duke arritur të grumbullojë vetëm 6 pikë nga fillimi i kampionatit. Në këtë mënyrë Cagliari arrin me pikë edhe kundërshtarin e ditës së sotme Sampdorian. /abcnews.al