Drejtuesja e makinës tip “Volkswagen Cabriole” me inicialet F.B. dhe pasagjeri K.D. që u aksidentuan mbrëmjen e sotme në Elbasan ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Makina u bë copë copë nga përplasja e fortë, por fatmirësisht drejtuesja e makinës dhe pasagjeri shpëtuan për mrekulli.
Ndërkohë që të lënduar nga përplasja me “Volkswagen”-in kanë mbetur edhe 5 pasagjerë të minibusit, që po kthehej nga juglindja, guidë për festat. Të plagosurit nga minibusi, sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia thekson se mori masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja krahët e lëvizjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ db/Abcnews.al