Një ekip shqiptar do të jetë në grupet e Conference League dhe do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, pas përballjes mes Ballkanit dhe Shkupit.
Kampionët e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut më rezultatin 2-1 dhe sonte do u mjaftonte edhe një barazim.
Tifozët do t’i kenë në krah, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë plot. Edhe nga Shkupi do të udhëtojnë “Shvercera” dhe atmosfera do të jetë e zjarrtë.
Ky duel do të luhet prej orës 20:00 dhe të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Conference League, që do të ishte historike për to. / abcnews.al