Bysheku turistik, por i harruar/ Vizitorët: Duhen investime nga bashkia, mungon pastërtia

schedule15:31 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:31 - 28 Qershor, 2024

ELBASAN- Me pemët shekullore, qetësinë dhe ajrin e freskët Bysheku është një ndër fshatrat e Elbasanit që tërheq vizitorë të shumtë. Po pavarësisht numrit të lartë të vizitorëve, atyre vendas dhe të huaj investimet kanë munguar.

Qytetarët kërkojnë që institucionet të mos e lënë në harresë këtë fshat që natyra e ka bekuar me çdo të mirë. Të njëjtin shqetësim shprehin edhe të huajt.

Rruga që të çon në Byshek është rikonstruktuar vitet e fundit por brenda zonës turistike investimet kanë qenë të pakta, përveç ndotjes dhe pemët shekullore po thahen duke e vënë në rrezik këtë perle të natyrës aq të dashur për qytetarët e elbasanasit dhe jo vetëm./ abcnews.al