“Byreku, çaji, ushqimi”, Milot Rashica tregon ngjashmëritë mes shqiptarëve e turqve

schedule09:56 - 17 Gusht, 2023

schedule 09:56 - 17 Gusht, 2023

Milot Rashica e ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit të tij të ri, Besiktas, përmes së cilës ka folur për synimet e tij me gjigantin nga Stambolli dhe për shumë gjëra dhe detaje të tjera.

Ndërkohë, ylli kosovar u ndal të fliste edhe për gjërat që i pëlqejnë më së shumti në Turqi. Ai e sheh një ngjashmëri të madhe mes shqiptarëve dhe turqve në shumë aspekte, prandaj thotë se s’e kishte problem përshtatjen në Stamboll, e mbi të gjitha ambientimin me ushqim.

“Çka të pëlqen më së shumti në Turqi? E kam thënë edhe më herët, mentaliteti dhe njerëzit janë thuajse të njëjtë si në Kosovë, posaçërisht ushqimi. Këtu e kisha një kohë të mirë dhe e shijova”, tha fillimisht futbollisti vushtrrias.

“Ushqimi? Ne kemi byrek edhe në Kosovë, gjithashtu edhe çaj, posaçërisht në qytetin tim (Vushtrri). Ne pimë shumë çaj gjatë tërë kohës, kështu që ka shumë gjëra që i kemi të ngjashme”, vazhdoi ish-futbollisti i Vitesses, Werder Bremenit, Norwich Cityt dhe Galatasarayt.

Rashica tutje tregoi se i kupton disa fjalë turqisht, por që do të mundohet t’i mësojë ato edhe përmes gruas së tij.

“I di disa fjalë, disa gjëra të mira për t’ia thënë gruas sime. Janë disa fjalë që i kuptoj”, shtoi futbollisti ofanziv duke buzëqeshur.

“Gjuha është mjaft e rëndësishme. Në të vërtetë nuk jam dhe aq i mirë me gjuhët, por gjithmonë mundohem, edhe nëse bëj gabime, nuk ma ndien, sepse nëse nuk provon nuk do të dish kurrë. Gruaja ime flet turqisht dhe mendoj se do të jetë paksa më e lehtë për mua të mundohem të mësoj dhe të kuptoj më shumë”, përfundoi Rashica. Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga ndeshja e fundjavës që po vjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!