Bylykbashi shpalos statutin e ri në Kuvendin e Berishës: Po humbe zgjedhjet ikën në shtëpi

schedule12:20 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 12:20 - 11 Dhjetor, 2021

Deputeti Oerd Bylykbashi shpalosi në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha të gjitha ndryshimet që do të bëhen në statutin e ri të Partisë Demokratike.

Futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së. Një tjetër pikë lidhet me sanksionimin në statut të faktit që nëse humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes, largohesh.

Sot japim provën se demokracia brenda partisë nuk është burokraci, por ideale dhe kontribut. Organet u kthyen në shtabe ushtarake.

Sot propozojmë ndryshime në statut. Sot synojmë të projektojmë një PD. Ndryshimet konfirmojnë vlerat mbi të cilat është krijuar partia jonë, që mbron vlerat konservatore.

https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM

Për këtë arsye kemi shtrirë më tej parimin një anëtar një votë për zgjedhjen edhe të kryetarëve të degëve, votimet primare, referendumi. Vendimet e rëndësishme do të merren nga anëtarësia. Do të fusim në statut fraksionet.

Të mendosh ndryshe është vlerë dhe nuk mund të jetë kërcënim për kryetarin. Organet kolegjiale të partisë do të forcohen. Kryetari që humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!