Bylykbashi: Reforma Zgjedhore nuk mund të jetë një pazar

schedule11:44 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:44 - 17 Qershor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore u shpreh se reforma e re nuk mund të jetë teknike, por tërësisht politike. Ai theksoi se komisioni duhet të jetë efikas.

“Ky është nga komisionet e rrallë kaq i madh. 18 anëtarë të komisionit. Ky komision ka nevojë të jetë efikas. Rënia dakord që këtu të jenë përfaqësues të grupeve parlamentare është i gabuar. Këtu duhet të ishin përfaqësues të të gjitha partive.

Për fat të keq, shoh sikur është fotokopje. Vetoja që ka ky komision derivon nga ai i vitit 2002, por ishte reale. Duket që ky mekanizëm që ka ky komision mund të mos jetë funksional.

Ju keni vënë rekomandimet e OSBE. Por ky komision nuk duhet të jetë politik, por teknik. Kjo është një nga reformat më politike që bën ky parlament. Nëse këtu shkon teknikisht gabim, ditën e zgjedhjeve është politik.

Po shumë mirë rekomandimet e OSBE, por komuniteti ndërkombëtar duhet të kthejë vëmendjen te rekomandimet. Teknikalizimi i procesit i bën ato të ftohta. Flitet për shit-blerjen e votës. Janë rekomandime që vënë në dukje që po shkelen parimet themelore”, tha ai.

Lexo edhe: Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të kërkojmë asistencën e OSBE dhe ndërkombëtarëve

Bylykbashi theksoi gjithashtu se reforma nuk mund të jetë një pazar i paravendosur, apo i vendosur gjatë punës. Ai solli si shembull atë që ndodhi në vitin 2020.

“Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë një pazar i paravendosur apo o vendosur gjatë punës. Për fat të keq nuk duhet të jetë si fundi i 2020, ku një Pazar jo thjeshtë ndryshoi Kodin, por shkatërroi sistemin. Rregullat nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit”, tha deputeti demokrat. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!