Bylykbashi: Prania e Berishës në mbledhjen e grupit, vendimi i 9 shtatorit nul

schedule21:50 - 31 Mars, 2022

schedule 21:50 - 31 Mars, 2022

I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, deputeti demokrat Oerd Bylykbashki e ka cilësuar legjitim pjesëmarrjen e Sali Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, pavarësisht se ai nuk u ftua nga Enkelejd Alibeaj.

Bylykbashi theksoi se asnjë akt përfshirë dhe rregulloren e PD-së, statutin e PD, Kushtetuta nuk kanë as edhe një dispozitë që i jep një organi të drejtën të përjashtojë një deputet nga grupi parlamentar.

Vendimi është i paligjshëm. Në asnjë akt përfshirë dhe rregulloren e PD-së, statutin e PD, Kushtetuta nuk kanë as edhe një dispozitë që i jep një organi të drejtën të përjashtojë një deputet nga grupi parlamentar. Akti i Lulzim Bashës më 9 shtator është nul dhe jo vendim”, tha Bylykbashi.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!