Bylykbashi për Bashën: Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar, është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur

schedule21:45 - 31 Mars, 2022

schedule 21:45 - 31 Mars, 2022

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar nul dorëheqjen e Lulzim Bashës.

I ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Bylykbashi duke shpjeguar në terma juridikë regjistrimin e Kuvendit të “11 Dhjetorit” nga gjykata, ritheksoi edhe njëherë se Lulzim Basha dhe gjithë organet e tjera të PD ishin të shkarkuara, duke e bërë dorëheqjen pa vlerë.

Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur”, tha Bylykbashi.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!