Bylisi mposht Shqipërinë U21, Qirko “frenon” Muçin nga pika e bardhë

schedule17:18 - 30 Mars, 2021

schedule 17:18 - 30 Mars, 2021

Shqipëria U21 ka luajtur miqësoren e dytë, pas triumfit me Tiranën në kryeqytet me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mposhtën minimalisht nga Bylisi, me rezultatin 0-1.

Ballshiotët shënuan përmes një penalltie, që u ekzekutua nga sulmuesi Anthony Bej. Nigeriani nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë, ndryshe nga se bënë te Shqipëria U21.

Në fraksionin e parë të lojës Ernest Muçi kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, por u ndal nga portieri Pano Qirko, i cili e priti goditjen e sulmuesit të Legias së Varshavës, me të cilin vjet ishte shok ekipi te Tirana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!