Bylisi është një nga skuadrat më aktive në merkato në këtë sezon. Klubi nga Ballshi së fundmi indirekt ka konfirmuar edhe një tjetër transferim.
Neto Marcolino është përfshirë në protokollin e ndeshjes së sotme mes Bylisit dhe Tiranës. Ai aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe mund të luajë edhe në krah.
Në orët në vijim mund të kemi më shumë detaje nga klubi ballshiot. 24-vjeçari vjen te Bylis pas disa eksperiencave në Greqi, ku së fundmi luajti me Levadiakos. /abcnews.al