Stenio Junior nuk do të vazhdojë karrierën e tij në Shqipëri, pasi ka vendosur të largohet nga skuadra e Partizanit.
Braziliani ka bërë paraqitje pozitive me demat në eksperiencën e tij, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë edhe 10 asiste, duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e disa skuadrave të tjera në “Abissnet Superiore”.
Sipas “Supersport” raportohet se Junior ka zgjedhur Tajlandën për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, ku thuhet se ka arritur marrëveshje me një nga klubet elitare të futbollit tajlandez me zyrtarizimin që pritet të bëhet së shpejti. /f.a/abcnews.al