Nga Erblina Mile
By Pass-i i Vlorës do të jetë gati për të gjithë qytetarët para nisjes së sezonit turistik duke shmangur trafikun e rënduar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar këtë projekt ku janë realizuar rreth 70 % e punimeve duke garantuar përfundimin në afatet e premtuara të kësaj vepre.
Tashmë puna ka nisur edhe në zonën e Kaninës ku pati vonesa për shkak të shpronësimeve dhe po vijon me intensitet pavarësisht kushteve të motit.
“Duke marrë rrugën nga Bypass i Fierit deri në atë të Vlorës, aksesi do të jetë në pak minuta dhe me siguri shumë të lartë”, tha Balluku.
Balluku deklaroi se tashmë presin që të konkretizojnë sa më parë edhe garën për aeroportin e Vlorës dhe Tunelin e Llogarasë.
Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 29 km dhe vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik për zonën e jugut./abcnews.al