Gazetari, Berat Buzhala, ka folur për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj mbrëmje e sotme, teksa po futej në studion e Pressing në T7.
Buzhala ka thënë se Molliqaj nuk është fshehur në asnjë moment nga policia. Madje ai ka treguar se ka qëndruar me Molliqajn në një kafene shumë të frekuentuar, e madje kanë kaluar policia e i kanë përshëndetur.
“Kemi qenë në një nga kafet më të popullarizume, Apartament. Kanë kalu policia, na kanë përshëndet”, tha ai.
“Çka o ky spektakël. Ministri i brendshëm po hin po të kqyr live tu të arrestu”, ka thënë Buzhala.