Një nga problemet që mund të keni me të ftohtin janë buzët e çara. Ashtu si fytyra jonë dehidratohet kur fillon i ftohti dhe në disa raste duket se “plas”, kështu ndodh edhe me buzët. Përveç kushteve të motit dhe mjedisit, kjo pikë e fytyrës ndikohet edhe nga faktorë të tjerë. Për shembull, shumë herë, pështyma mund t’i thajë ato. Por ka edhe shkaqe të tjera.
SI T’I BËNI BUZËT TUAJA MË TË BUTA
Megjithatë, nuk është e vështirë për t’i rivendosur ato. Së pari, për t’i hidratuar ato duhet të pini mjaftueshëm ujë. Siç e keni kuptuar, në fund të fundit ky është hapi më i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës.
View this post on Instagram
Më pas mund të përdorni përbërës natyralë si aloe vera dhe vaj kokosi. Përveç kësaj, duhet të keni një maskë buzësh në komodinën tuaj, kështu që mund ta vendosni para gjumit dhe të zgjoheni me buzë të buta. Gjithashtu, mos harroni të pastroni buzët. Mund të bëhet me ndonjë produkt, ose me sheqer, apo edhe me furçën tuaj të vjetër të dhëmbëve./abcnews.al