Buzëqeshin te Belgjika, ylli i ekipit rikuperohet për çerekfinalen me Italinë

schedule12:17 - 29 Qershor, 2021

schedule 12:17 - 29 Qershor, 2021

Belgjika po kryqëzon gishtat që të ketë ndaj Italisë dy yjet më ë mëdhenj të skuadrës: Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Lajmet e fundit janë pozitive, sidomos për yllin e Manchester Cityt.

Prestigjiozja belge, Nieuwsblad raporton se De Bruyne i është nënshtruar testeve dje she mjekët nuk kanë gjetur dëmtim në ligamendin e kyçit, por vetëm ndrydhje të kaviljes.

 

Sipas të njëjtit burim shanset që De Bruyne të jetë ndaj Italisë më 2 korrik janë shumë të mëdha dhe se mesfushori po rikuperohet më shpejt seç priste stafi mjekësor i Belgjikës.

Të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Hazard. Sulmuesi i Real Madrid ka një dëmtim muskulor dhe shanset që ai të jetë në fushë pas tre ditësh janë 50-50. /abcnews.al

 

Eden Hazard (majtas) dhe Thorgan Hazard (djathtas)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!