Fitorja e fundit kundër Bouremouth e ngjiti Arsenalin në vendin e tretë në Premier League. “Topçinjtë” numërojnë 15 pikë pas javës së tetë dhe kanë humbur vetëm njëherë deri tani në kampionat.
Ndeshja e radhës është në transfertë kundër Sheffield United. Unai Emery shpreson që të ketë edhe shërbimet e Alexandre Lacazette për sfidën e 21 tetorit. Sulmuesi francez qëndron jashtë prej përballjes së 1 shtatorit kundër Tottenhamit, aty ku pësoi një dëmtim në gju.
Sky Sports News raporton se 28-vjeçari është drejt rikuperimit dhe beson fort se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Një lajm i mirë për trajnerin e Arsenal, i cili do të ketë një alternativë më shumë për repartin ofensiv. /abcnews.al