Buzëqesh Luis Enrique: Titullari i Spanjës negativ, gati për Poloninë

schedule16:16 - 18 Qershor, 2021

schedule 16:16 - 18 Qershor, 2021

Spanja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Euro 2020 nesër në mbrëmje (21:00). Kombëtarja iberike, pjesë e grupit E, pret Poloninë në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevilla.

Dueli i parë ndaj Suedisë përfundoi në barazim pa gola dhe nesër kërkohet fitorja me çdo kusht. Trajneri Luis Enrique ka marrë një lajm të mirë përpara përballjes me polakët.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka fituar betejën me Covid-19. Në testin e fundit ka rezultuar pozitiv, kështu që do të jetë gati për ndeshjen e dytë në Europian.

32-vjeçari ka udhëtuar menjëherë drejt Sevilla, teksa i takon trajnerit të kombëtares të vendosë nëse do e aktivizoje nga minuta e parë apo gjatë ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!