Sot u hodh shorti i “Final Four” në Nations League dhe goglat vunë Spanjën kundër Italisë. Një short që gëzon Luis Enrique, trajnerin e kombëtares iberike. Sfida tjetër për fitimin e trofeut të Nations League, është Belgjikë-Francë, skuadra që Luis Enrique i cilëson si më të fortat.
“Mendoj se kombëtarja më e fortë është Belgjika, më pas vjen Franca. Italinë nuk e njoh shumë mirë, e di që po kalon një periudhë ndryshimi, por kemi kohë për t’i studiuar mirë. Do i analizojmë pikët e tyre të forta dhe të dobëta.
Fitorja 6-0 që arritëm me Gjermaninë, tregon që kemi bërë progres. Sulmi ynë u tregua i fortë dhe gjermanët e vuajtën qarkullimin tonë te topit. Gjithsesi, skuadra e Low mbetet një nga favoritët për fitimin e Euro 2021“, deklaron Luis Enrique. /abcnews.al