Frederik Veseli ka arritur të mposhtë COVID-19, duke u rikthyer kështu në fushën e lojës, për t’u stërvitur me skuadrën për ndeshjen e radhës.
Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me Salernitan në Seria A, ishte pjesë e skuadrës për të filluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, për ndeshjen me Napolin.
Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që merr një super lajm nga Italia për një nga mbrojtësin e saj.
Veseli zëvendësoi Berat Gjimshitin ndaj Polonisë dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe në dy ndeshjet e nëntorit kundër Anglisë në “Wembley” dhe Andorrës në “Air Albania”. /f.a/abcnews.al