Buzëqesh Inzaghi, tekniku italian njofton rikthimin e “bomberit” të dëmtuar

schedule14:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 7 Nëntor, 2023

Pasi mungoi për plot 5 javë, pas një dëmtimi në kofshë, “bomberi” austriak, Marko Arnautovic është gati të zbresë në fushën e blertë për “zikaltërit” e Inter, me lajmin që është konfirumuar nga vetë tekniku Inzaghi, i cili në konferencën për shtyp, përpara sfidës së Champions League, ndaj Salzburg ka njoftuar se austriaku do të jetë pjesë e skuadrës.

Rikthimi i sulmuesit 34-vjeçar sjell buzëqeshjen e teknikut italian, me këtë të fundit, që ishte jo pak i shqetësuar për organikën e skuadrës, sidomos pas dëmtimit të Benjamin Pavard, në sfidën ndaj Atalanta, me këtë të fundit që dëmtoi gjurin e majtë dhe ende nuk dihet se kur do të jetë sërish i gatshëm të zbresë në fushën e lojës.

Ardhja e Arnautovic pritet të mundojë jo pak rotacion në majën e sulmit, duke i dhënë mundësi pushimi kapitenit, Lautaro Martinez ose “bomberit” francez, Marcus Thuram, zgjedhje kjo në varësi të rëndësisë së ndeshjes. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!