Buzëqesh Conte, ylli i mesfushës shërohet nga koronavirusi

schedule13:38 - 29 Nëntor, 2020

schedule 13:38 - 29 Nëntor, 2020

Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për trajnerin e Interit, Antonio Conte. Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ në tamponin e radhës dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

Mesfushori kroat u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij si dhe nuk mori pjesë në ndeshjen e djeshme, që ziklatrit fituan me rezultatin 0-2 në transfertën e Sassuolos.

Sipas raportimit të “Sky Sport”, përgjigjja e tamponit ka ardhur këtë mëngjes dhe tashmë Brozovic do të jetë i gatshëm për Conten. Lojtari do të ketë mundësinë të luajë që ditën e martë në Champions League, në duelin kundër Borussia G’Ladbah. /abcnews.al