Missimiliano Allegri mund të buzëqeshë, pasi për përballjen me Romën e vlefshme për javën e 3-të të Serie A do të shikojë t’i rikthehen dy lojtarë.
Sipas mediave italiane, dy yjet e “Zonjës së Vjetër” do të jenë gati për përballjen me të besuarit e Jose Mourinhos, takim që do të luhet ditën e shtunë.
Bëhet fjalë për Leonardo Bonuçi dhe Wojciech Szczesny.
I pari humbi ndeshjen e dytë të sezonit të Juventusit kundër Sampdorias për shkak të një dëmtimi, ndërsa polaku nuk ka bërë ende debutimin e tij në Serie A në sezonin 2022-23, pasi mori një dëmtim kundër Atletico Madrid në miqësoren e fundit para-sezonale.
“Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato.com” raportojnë se Max Allegri është i bindur se të dy lojtarët do të rikuperohen në kohë për ndeshjen e së shtunës me Romën në “Allianz Stadium”.
Sipas “Sky Italia”, Szczesny do të startojë ndërsa Bonuçi do të marrë një vendim përfundimtar me stafin mjekësor të Juventusit. /f.a/abcnews.al