Buzëkuqi i kuq është një produkt ikonik kozmetik që shumica e grave e adhurojnë. Marilyn Monroe e kishte bërë buzëkuqin e kuq elementin e çdo look-u pasi ndihej më e sigurt dhe e parezistueshme. Kur zgjidhni buzëkuqin e kuq, është e nevojshme të dini të dalloni nuancën që iu përshtatet më së miri.
Çelësi për të zgjedhur ngjyrën e kuqe të përsosur është të kuptoni nuancat e lëkurës tuaj, si dhe nënshtresat e buzëkuqit dhe mënyrën sesi ato punojnë së bashku. Për të identifikuar hollësitë e lëkurës, thjesht kontrolloni kyçin e dorës.
Nëse venat tuaja duken ngjyrë vjollce, keni nuanca të ftohta, nëse janë më të gjelbërta atëherë keni nuanca të ngrohta.
/abcnews.al