Buxhuku: Shqipëria prodhon energji 20% më shumë se nevojat, në 2021 shënoi rekord

schedule20:07 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 20:07 - 27 Dhjetor, 2021

Kriza energjetike nuk do prekë vetëm biznesin e madh por edhe qytetarin shqiptar. Kështu u shpreh në Radarin Informativ në Abc shefi i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku. Sipas tij kjo mund të mos ndodhë vetëm nëse bizneset do të “treten vetë” duke mos rritur çmimet e produkteve të tjera që do ndikojnë te konsumatori.

Buxhuku tha se vendi ynë s’duhet të prekur nga kriza, pasi në 2021 prodhimi i energjisë ka shënuar rekord historik.

“Kriza energjetike  është problem i rëndësishëm në të cilën përballet biznesi shqiptar, qytetari shqiptar në fund të fundit. Kostot e energjisë që do rriten nesër do  transmetohen te qytetari me rritje çmimesh ose do përballohen nga bizneset duke tretur dhjamin e tyre. Ka dhe biznese që do rrezikojnë ekzistencën e tyre. Problem është i thjeshtë dhe i ndërlikuar. Prodhimi i energjisë elektrike në vitin 2021 në nivele historike. Shqipëria s’kishte as edhe një mundësi teorike për të pasur krizë. Jemi të pavarur nga prodhimi i energjisë elektrike nga gazi… që e kanë vende të tjera”, tha ai.

Buxhuku thekson se nëse do kishte menaxhim të mirë të energjisë sipas tij vendi do kishte përfitime.

“Shqipëria s’kishte pse të kishte krizë energjitike këtë vit madje duhet të kishim avantazh. Ne duhet të përfitonim para jo të shpenzonim. Rezerva jonë energjitike nëse do ishte menaxhuar do prodhonte për buxhetin me dhjetëra milionë euro të ardhura. Ka keqmenaxhim ekstrem të rezervave tona. Qeveria duhet të ngrinte komision hetimor për të kuptuar çka ndodhur pse është ky keqmenxhim”.

Sipas tij vendi jonë prodhon energji 20% më shumë nga sa i nevojitet.

“Të paktën të kemi goditje të rritjes së çmimeve të energjisë vetëm për atë pjesë që OSHEE është e detyruar të importojë  nga jashtë. Kjo është më e pakta që duhet bërë. Nga kriza preket edhe qytetari jo me rritje të faturës elektrike por të çmimeve të tjera. Këtu politikisht është zbutur situata se realisht të gjithë janë të goditur. Me rezervat tona energjetike, se reshjet janë të jashtëzakonshme. Në sasi ne jemi vend eksportues neto, në këtë lloj krize ne duhet të kishim avantazh. Shqipëria prodhon energji 20% më shumë nga sa i nevojitet”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!