Buxheti më i madh për rendin/ Ministri Hoxha: Buxheti i ministrisë së brendshme rritet 20 përqind

schedule15:55 - 5 Nëntor, 2024

schedule 15:55 - 5 Nëntor, 2024

Ministria e Brendshme për vitin 2025, do të ketë buxhetin me të madh që është alokuar ndonjëherë për këtë Institucion..

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, teksa prezantoi përmbledhjen e projektbuxhetit të parashikuar, tha në Komisionin e Sigurisë, se në krahasim me një vit më parë, buxheti për Institucionin që ai drejton është rritur me 20%.

“Në vlera nominale, buxheti i Ministrisë së Brendshme është 31 miliardë lekë, ose rreth 50 milion euro më shumë, krahasuar me vitin 2024”

Sipas ministrit, kjo rritje do të shkojë për strukturat që garantojnë rendin dhe sigurinë publike duke përfshirë financimin e projekteve të reja teknologjike për Policinë e Shtetit.

“Mbulohen pagesa e mbikohës së punës dhe orët e natës për strukturat e Policisë së Shtetit; efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit për një vlerë rreth 1 miliard lekë; efekti financiar për fillimin e projektit të ri për uniformën e punonjësve të Policisë së Shetit”

Sa u përket projekteve kryesore të financuara, Hoxha përmendi sistemin e kamerave për Smart City, si dhe ndërtimi i stacioneve të reja policore.

“Projektbuxheti që prezantojmë sot, siguron financimin e një projekti tepër të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, “Sistemi i Kamerave në administrim të Policisë së Shtetit-Smart City”.

Për Gjendjen Civile, ministri theksoi se investimet për infrastrukturën e Regjistrit Kombëtar pritet të rriten me 55%, duke përfshirë përmirësime të hardëare dhe softëare, të nevojshme për proceset zgjedhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!