Buxheti i ri i sportit, Ylli: Do të jetë buxheti më i madh në histori!

schedule18:44 - 29 Korrik, 2020

schedule 18:44 - 29 Korrik, 2020

Fidel Ylli, vazhdon fjalën e tij në “Studio Sprint, në ABC News. Tema e radhës, buxheti i ri i sportit: “UEFA të gjitha klubet, nuk i ka të varura nga Bashkitë. Kjo do të thotë që sportin nuk e menaxhon dot Bashkia. Këto SH.A e krijuara për t’i hedhur hi syve të UEFA-s, nuk funksionojnë.

Vazhdojnë Bashkitë të japin para me shumicë për klubet, kur në një kohë, këto para duhen përdorur më mirë nga Bashkia, për të bërë një shkollë, një palestër, një fushë sportive. Nuk duam që Bashkia të largohet nga sporti, por t’ia japë një privati.


Dua të falënderoj përsonalisht Ministren e Financave, me zyrën e saj që si rrallëherë, ka pasur grupe pune, që dhe ajo të kuptojë reformën në sport dhe të na mbështesë. Rritja e buxhetit? Unë nuk mund të them se sa është rritur, fondi aktual është 900 mijë euro. Kosova është shumë lart nesh, e ka 11 milion euro buxhetin për sportin.

Ne duhet të jemi të kënaqur, sepse për herë të parë, është futur fjala sport. Sporti ka qenë i fundit, “ja dhe këta të sportit…” Do të jetë buxheti më i madh në historinë e sportit në Shqipëri, është dyfishuar, dhe ky është një premtim i Ministres së Financave”, tha Ylli për buxhetin e sportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!