Buxheti i pushtetit vendor/ Marrin 71 miliardë lekë, buxhetin më të madh, Tirana dhe Durrësi

schedule15:53 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:53 - 3 Nëntor, 2023

Qeveria qendrore ka vendosur të mbështesë me më shumë fonde bashkitë.Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që për pushtetin vendor në formën e transfertave  të  kalojnë 36.5 miliarde leke  nga e cila transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, është 24.3 miliardë lekë 10.7 miliardë lekë transfertë sektoriale për funksionet e reja, si dhe 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave.

Bashkitë e mëdha marin edhe fondet më të larta nga buxheti i shtetit ku kryeson Tirana  e ndjekur nga  Durrësi Elbasani e Shkodra. Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar përcaktohet në  bazë të nevojave për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia  si dhe numri i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.

Sipas relacionit kryeqyteti do të përfitojë 5.2 mld lekë vitin e ardhshëm, ndjekur nga Durrësi me 2 mld dhe Shkodra me 1.4 mld lekë.

Ndërkohë më pak para do të marrin bashkitë Konispol, Libohove dhe Pustec, përkatëisht 136, 105 dhe 89 milione lekë.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023.

Shpenzimet do të fokusohen  kryesisht në rritjen e pagave në  arsimin parashkollor, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, administrimi i pyjeve si dhe  ujitja dhe kullimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!