Buxheti i 2025/ Agron Duka: Është rritur, por nuk mjafton. Mosbindja civile? E vështirë të ndodhë

schedule18:38 - 11 Nëntor, 2024

schedule 18:38 - 11 Nëntor, 2024

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se buxheti i vitit 2025 është rritur, por nuk mjafton për disa sektorë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Duka u shpreh se termin mosbindje civile, nuk e gjen me vend.

Sipas tij, është e vështirë që qytetarët të zbatojnë mosbindjen civile të kërkuar nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Do të kombinohen të gjitha format. Buxheti është mbi 8 miliard, të ardhurat janë shtuar. Bujqësia, që mua më intereson më shumë, nuk ka asnjë ndryshim, është njësoj. Është 146 milionë euro. Nuk është vetëm kjo. Buxhetin, varet si e menaxhon. Kundërshtoj, themi se duhet të subvencionohet në mënyrë direkte. Ata e kundërshtojnë. Do diskutojmë dhe do dalim me amendamente, por kanë demagogji, nuk ka rezultat. Kam tentuar 4 vjet. Do i bëjmë amendamentet. Nuk ka qenë ide e imja. Gjithmonë kam marrë pjesë në protesta. Termi mosbindje civile, nuk e gjej me vend. Do të thotë që qytetarët, të thyejnë rregullat e shtetit. Të mos u binden takstave, e vështirë të ndodhë. Shumë keq më vjen, jo për individët, por nuk mund të ketë politikë të tillë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!