Buxheti 2025/ Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

schedule10:28 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 10:28 - 6 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara

Kreu i qeverisë shtoi se po punohet për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!