Buxheti 2022, Balluku: Nisim së shpejti “By Pass-in” e Tiranës dhe Gjirokastrës

schedule14:52 - 15 Nëntor, 2021

schedule 14:52 - 15 Nëntor, 2021

Nga foltorja e Kuvendit, Belinda Balluku duke folur për buxhetin 2022, është shprehur se ky është buxheti më i madh ndonjëherë në vend.

“Ti kthehemi buxhetit. Dëgjohet fjala PPP, koncesione. Shkon të gjitha tek infrastruktura. Kini parasysh që buxheti i infrastrukturës, edhe pse është buxheti më i madh, është social dhe incitivon politikat sociale. Kjo është buxheti që hera e parë kanë prekur shifra të GDP që nuk kanë ekzistuar” tha Balluku.

Balluku ka theksuar se nga 47.2 miliard lekë të akorduar për ministrinë e Infrastrukturës, 5 miliard do të jenë për shpenzime ndërsa pjesa tjetër është për investime.

“Pavarësisht retorikës politike nuk e mohon askush krizën energjitike dhe post pandemike. Është vend i hapur dhe kriza reflektohet. Ka 1.9 miliard lekë më pak se 2021, Infrastruktura. Megjithatë detyra ime si ministre është të akomodojmë nevojat e sektorëve në këtë buxhet për të treguar mirëkuptim.  Buxheti 2022 garanton ecurinë e projekteve të nisura dhe të reja. Bazuar në 12 programe. Totali është 47.2 miliard lekë të ndara në shpenzime 5 miliard dhe pjesa tjetër për investime. Duhet dorëzuar të gjitha projektet e nisura. Të gjitha kantieret dhe pa i lënë jashtë ato projektet të tjera. Do hapet tuneli i Llogaras se ka qenë ditë e shënuar se nuk është tunel i PS apo PD por do përdoret nga të gjithë. Ka qenë ëndërr e të gjithëve. Ishte fati ynë që ta nisnim. Do ta përfundojmë në 33 muaj. “By Pass” i Tiranës dhe i Gjirokastrës do të nisin gjatë 2022. Bëjnë urën e ndërlidhjes së transportit. Unaza e jashtme e Tiranës, një tjetër projekt duke përmbyllur lotet e hapur. Ka pasur vonesa me shpronësimet” tha Balluku. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!