Buxhetet për sportin, Fidel Ylli: Janë të mangëta

schedule22:38 - 26 Nëntor, 2018

schedule 22:38 - 26 Nëntor, 2018

Edhe pse buxheti i shtetit për sportin është në rritje, deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, tha në emisionin “Pressing” në ABC News se gjithsesi ato janë të mangëta. Sipas tij, sporti duhet fuqizuar në investime të mëdha.

“Buxhetet e sportit janë të mangëta. Edhe 2 milionë të tjera t’i shtojmë janë të mangëta. Më i rëndësishëm sesa sporti për mua është arsimi, edukimi i rinisë. Ne sportin duhet ta fuqizojmë me invvestime të mëdha. Ne kemi bërë një palestër të mrekullueshme për mundje që nuk e kemi pasur më parë, por mjafton jam i kënaqur unë? Unë s’jam i kënaqur”, u shpreh Ylli

Ylli tha në studio se buxheti është rreth 2 miliardë e gjysmë lekë. Vetëm sporti ka pasur rreth 1 miliard lekë vitin e kaluar sipas deputetit të Partisë Socialiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!