Butoni sekret që fshihet në Iphone-n tuaj që ndoshta s’e dini

schedule15:51 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:51 - 21 Shkurt, 2021

Ndoshta se keni ditur, por në telefonin tuaj Iphone fshihet një tipar shumë interesant. Në fakt, logoja e Apple në pjesën e pasme të telefonit, është një buton funksional. Një përdorues TikTok-u ka ndarë me ndjekësit  se si të programojnë simbolin e famshëm të mollës për të kryer funksione si bërja e një screenshoot-i, hapja e një aplikacioni të veçantë ose mbyllja e ekranit.

Nëse e aktivizoni, mund të zgjidhni një sërë opsionesh që kryhen kur prekni dy apo tre herë logon. Për ta kthyer logon e Apple në pjesën e pasme të telefonit në një buton sekret, kur e prekni dy apo tre herë, ndiqni këto hapa:

  1. Shko tek Settings dhe kliko “Accessibility”
  2. Kliko “Touch”
  3. Kliko “Back Tap”
  4. Kliko “Double Tap”
  5. Selektoni veprimet që doni të aktivizoni kur klikoni dy herë
  6. Më pas kliko “Back Tap”
  7. Kliko “Triple Tap’
  8. Selektoni veprimet që doni të  aktivizoni kur klikoni tre herë tek logoja. /abcnews.al
    @imperfectinspirationThis could have solved some serious finger cramp issues… #iwastodayyearsold #funfact #phonehack #accessability #iphone11promax #iphonetricks

    ♬ original sound – Brit Brown