“Butoni i panikut”, aplikacioni që gratë e dhunuara njoftojnë me vetëm 1 SMS dhe policia vjen menjëherë

schedule11:29 - 17 Nëntor, 2022

schedule 11:29 - 17 Nëntor, 2022

“Butoni i panikut” është aplikacioni dixhital që do t’u mundësojë viktimave të dhunës në familje të informojnë menjëherëautoritetet policore kur janë në rrezik. Ky aplikacion është paraqitur nga qeveria greke si amendament në Kuvend.

Sipas deklaratës shpjeguese të rregullores së paraqitur nga Ministria e Qeverisjes Digjitale “qëllimi i rregullores së propozuar është vendosja e programit “Panic Button” dhe formimi i funksionimit pilot të tij”.

Siç thuhet në raport, “për herë të parë në Greqi po përdoret butoni inovativ i panikut dhe mundësohet t’u jepet viktimave femra të dhunës në familje, në mënyrë që nëpërmjet celularit të mund të njoftojnë menjëherë dhe me rrugë të sigurt në policinë greke, në rast se ndodhen në situatë kërcënimi apo rreziku për jetën apo integritetin fizik”.

Me marrëveshjen e propozuar, përfituesve u sigurohet instalimi i aplikacionit në celularët e tyre, si dhe kushtet bazë të funksionimit të programit.

Aplikacioni përdoret duke zgjedhur treguesin përkatës në ekranin e celularit. Policia njoftohet menjëherë me SMS për kërcënimin apo rrezikun për jetën apo integritetin fizik të personit. SMS përfshin informacione për vendndodhjen hapësinore të gruas në mënyrë që policia të mund të ndërhyjë për ta mbrojtur atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!