“Bussines Insider Australia” rendit Sarandën në 40 destinacionet turistike

schedule14:11 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 14:11 - 24 Dhjetor, 2018

Mediat prestigjioze ndërkombetare vazhdojnë të veçojnë vlerat e rralla natyrore dhe turistike të Shqipërisë. Vendi ynë po rekomandohet edhe në Australi si destinacion turistik që duhet vizituar.

Saranda është një vend pushimi në Rivierën Shqiptare, e cila është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj të bukura. Shqipëria e meriton të jetë në listën e pushimeve tuaja të ardhshme për 2019,  kështu shkruan në artikullin e saj të fundit  revista australiane “Business Insider Australia”.

Artikulli ‘40 destinacionet më të vlerësuara në botë’, e rendit Shqipërinë në listën e vendeve që u rekomandohen për pushime australianëve. Në artikull theksohet se  shqiperia krenohet  me rivierën dhe plazhet e mrekullueshme.

Në artikullin e “Bussines Insider Australia” thuhet se në qytetin e Sarandës mund të gjendet një sinagogë e shekullit të 5, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike.

“Nëse preferoni të merrni rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë janë Plazhi i Pasqyrave dhe Plazhi i Pulëbardhës”- shkruan revista australiane.

Krahas Sarandës disa nga destinacionet e tjera të përmendura në artikull janë: Bergen në Norvegji, ishulli Anguilla e Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas në SHBA, Alberta në Kanada, Pulia në Itali, si dhe mjaft destinacione të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!