Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Busquets thotë “mjaft”/ Një nga mesfushorët më të mirë të botës tërhiqet nga futbolli

schedule12:39 - 26 Shtator, 2025

schedule 12:39 - 26 Shtator, 2025

Ishte Lionel Messi, Xavi dhe Iniesta, por edhe dikush tjetër në vitet e arta të Barcelonës si dominuese e futbollit spanjoll dhe atij europian. Emri I tij është Sergio Busquets, njeriu që bënte atë që në gjuhën e futbollit quhet si “puna e pistë” në fushë.

Pasi ndoqi rrugën e Lionel Messi për t’u transferuar te Inter Miami në SHBA, mesfushori ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 37 vjeçare.

Busquets e zyrtarizoi vendimin e tij në daljen e fundit për mediat, duke thënë se do të varë këpucët në gozhdë pas përfundimit të këtij sezoni.

Futbollisti spanjoll do tërhiqet pa pengje, pasi në karrierën e tij fitoi gjithcka në rang klubesh dhe me kombëtaren.

Ai numëron 36 trofe me Barcelonën, përfaqësuesen spanjolle dhe së fundmi me Inter Miami.

Me ngjyrat “blaugrana” Busquets ngriti tre herë trofetë e Champions League, 9 herë titullin kampion në La Liga, 7 Kupa të Mbretit, 3 Botërorë për Klube, 3 Superkupa të Europës dhe 7 Superkupa të Spanjës. Po ashtu, u shpall kampion  bote dhe kampion I Europës me kombëtaren e Spanjës.

Në aventurën e fundit me Inter Miami, ai fitoi titullin dhe kupën e ligës, ndërsa deri në fund të këtij sezoni kur do të vulosë lamtumirën e tij, shpreson të shtojë edhe një tjetër trofe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!