Mungesa e Klotilda Bushkës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve u shoqërua me debate mes socialistëve dhe demokratëve, pasi këta të fundit kërkuan një deklaratë të përbashkët për distancim nga kryetarja dhe në mbështetje të Spak.
“Ka bërë veprime të pafalshme, duhet të mbajmë qendrim. Ka kryer veprime në kundërshti me ligjin me vetëdije dhe ka penguar hetimin për Erion Veliajn”
“Flisni ju që keni në program elektoral shkrirjen e SPAK. Socialistët po përballen me ligjin pa u fshehur e me dinjitet”
Nëse do të ketë një deklaratë nga Komisioni i Ligjeve thotë Enkelejd Alibeaj, nuk duhet të jetëm për një palë por edhe për ata të cilët bëjnë thirrje për shkrirjen e Spak.
“Nuk është vetëm Bushka, edhe Veliaj, edhe Rama qe thotë iku Amerika, edhe Berisha që thotë do shkrij SPAK… Amerika vertet ka ikur, por jane qytetaret shqiptare ketu, mbi 70% besojne tek SPAK”
Një ditë më parë, Klotilda Bushka dha sqarime përpara prokurorëve të Spak në lidhje me hetimin e nisur ndaj saj për veprime të cilat pengojnë zbulimin e së vertetës në dosjen e kryebashkiakut Veliaj./abcnews.al