Shqipëria përballet me Andorrën dhe Slloveninë më 7 dhe 11 tetor, duele këto të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Trajner Alban Bushi ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion dhe bie në sy emrat e Muçit dhe Çepeles, që nuk do të jenë me kombëtaren e Rejës.
Mes të tjerash veçohet edhe fakti që janë 13 lojtarë nga kampionati ynë, 11 nga Superiorja dhe një i Kategorisë së Parë (Goga – Erzeni) e një nga moshat e Akademisë së Futbollit. Risia e trajneri Alban Bushi është Elmando Gjini, qendërmbrojtës i Genoa U19, 197 centimetra i gjatë. Më poshtë lista e kuqezinjve:
LISTA E SHQIPËRISË U21
Portierië: Arlis Shala, Vokli Laroshi, Angelo Tafas
Mbrojtës: Albion Marku, Adolf Selmani, Elmando Gjini, Marsel Ismajlgeci, Jorgo Pëllumbi, Ergi Goga, Ramen Çepele, Kosta Vangjeli
Mesfushorë: Angelo Ndrecka, Armando Dobra, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Erald Lakti, Jurgen Çelhaka, Bernard Karrica
Sulmues: Ergys Peposhi, Fatmir Prenga, Ernest Muçi, Dijar Nikqi, Eldis Kraja, Mehdi Çoba, Tedi Cara
/ abcnews.al