Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bushi: Arritje historike, me yjet që çuam në kombëtare kualifikoheshim në Europian

schedule12:19 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 12:19 - 11 Dhjetor, 2020

Shqipëria U21 i mbylli në vendin e tretë kualifikueset e fundit për në Europianin e 21-vjeçarëve. Rezultatet e marrë i ngjitin kuqezinjtë në vazon e katërt dhe në janar do të mësojnë rivalët për kualifikueset e radhës. Trajneri Alban Bushi shprehet i lumtur për diçka të tillë.

“Ngjitja në vazon e katërt më bën të ndihem mirë dhe tregon se është bërë një punë e mirë nga të gjithë futbollistët. Gjej rastin t’i falënderoj, nga i pari, te i 40-ti, duke parë që ishin plot 40 futbollistë që morën pjesë këtë edicion”, thotë fillimisht Bushi në intervistën për FSHF TV.

“Këtë arritje mund ta cilësoj pa frikë historike. Është diçka shumë e mirë për Shqipërinë, sepse mendohet se nga vazo 5 dhe 6 do të kemi dy kundërshtar më të lehtë në letër nga sezoni ardhshëm. Kjo arritje na bën të ndihemi mirë”, shton trajneri i Shqipërisë U21.

 

Shqipëria U21

Më pas ai flet për ecurinë e bërë: “Ishin eliminatore shumë të mira. Në fund ne arritëm të grumbullojmë 14 pikë, si asnjëherë më parë. U renditëm në vendin e tretë, diçka fantastike për ne. Unë si trajner pretendoja më shumë, objektivat i kisha më të larta, doja kualifikimin. Përtej kësaj, mbetet për t’u vlerësuar fushata eliminatore, sepse kemi bërë mirë.

Në këtë edicion mund të bënim më mirë, por kemi gabuar në dy ndeshje si ajo në Andorra dhe me Turqinë në shtëpi. Aty gabuam dhe nëse do të kishim ato pikë, atëherë do të ishim kualifikuar në Kampionatin Europian, që do të ishte arritje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Në tërësi mund ta cilësoj si një edicion pozitiv, ku edhe pse shumë lojtarë na janë larguar, ne kemi qëndruar në nivel të kënaqshëm”.

KALIMET E LOJTARËVE NË KOMBËTARE –  “Kalimi i lojtarëve te Kombëtarja A është një tjetër objektiv i arritur. Shumë lojtarë kanë kaluar te ekipi A, në shifra si asnjëherë më parë. Kjo është një punë e bërë shumë mirë, sepse jo vetëm ekipi U-21, por të gjitha moshat nga U-15 deri te U-21 kanë punuar mirë për të furnizuar sa më shumë ekipin A. Strategjia jonë ka qenë për të përfshirë lojtarë të rinj, pavarësisht se mund të mos na ndihmojnë në atë ndeshje, por që t’i kishim si perspektivë për t’i çuar në Kombëtaren e madhe.

 

Dua të marr dy shembuj, siç janë Kumbulla dhe Broja. Kumbullën e kam thërritur tek U-21 kur ai ishte katër vite më i vogël se grupi, që luanim në atë moment si Keidi Bare e Seferi që ishin datëlindja 1996. Ai është datëlindja 2000 dhe ne aktivizuam për ta kaluar sa më parë në Kombëtaren A. Kjo rezultoi e suksesshme.

Kështu ndodhi edhe me Brojën, të cilin e grumbulluam pavarësisht se ishte tre vite më i vogël nga datëlindjet 1998 dhe tani është në ekipin e parë. Njëlloj edhe me Selahin. Ky është një objektiv i arritur 100% dhe një punë e bërë shumë mirë te moshat e Shqipërisë”.

“Nëse do të kishim lojtarët që janë në ekipin Kombëtar A, siç janë Kumbulla, Mihaj, Broja, Selahi, atëherë do të kishim zënë një vend akoma më të mirë, pse jo edhe kualifikimin, duke parë që janë lojtarë shumë të mirë. Do të na kishin ndihmuar shumë në edicionin që kaluam. Madje, këto lojtarë ende e kanë moshën për të luajtur me U-21”.

 

E ARDHMJA  – “Federata e Futbollit ka dhjetë vite që ka filluar një projekt shumë të mirë me moshat, duke bërë një organizim të mira nga U-15 tek U-21. Ne trajnerët e U-21 e kemi pak më të lehtë për të marrë lojtarë nga U-20 e poshtë. Kemi bërë diçka shumë të mirë, duke futur lojtarët që e kanë pasur moshën për sezonin e ardhshëm, duke i përfshirë që këtë sezon.

Kemi një grup me 8-9 që kanë moshë për të luajtur edhe edicionin e ri, lojtarë stabël. Ky do të jetë edhe boshti i ekipit me lojtarë si Muҫi, Ismailgeci, Tuci e Selmani. Kjo na ndihmon shumë, sepse boshti mbetet. Thjesht duhet të afrojmë disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe për të bërë mirë”.

“Unë kam shumë besim se ne do të bëjmë shumë mirë. Pse jo, të luftojmë edhe për kualifikim, pavarësisht nga kundërshtarët që do të kemi përballë. Unë jam prej dy edicionesh te U-21 dhe e di shumë mirë se çfarëdo të thotë ekip i madh apo ekip i vogël. Të gjithë ekipet janë njësoj për ne.

Nëse ne e mendojmë, luajmë ashtu siç dimë, sakrifikojmë për ekipin, sakrifikojmë për shokun, mund të mundim çdo kundërshtar. Në grupin e U-21 ka pasur momente që janë afruar edhe lojtarë që janë pesë vite më të vegjël se mosha që luan aktualisht, siç është Mitaj i datëlindjes 2003, kapiteni i U-17 që luan te AEK-u Athinës. Këtë lojtar e aktivizuam edhe me Kosovën dhe me Anglinë. Mendoj se është lojtar shumë i mirë, i perspektivës, të cilin Shqipëria do ta ketë për 15 vitet e ardhshme.

Prandaj e theksoj që jemi munduar të afrojmë të rinj për të pasur një ekip sa më solid në vazhdimësi. Në njërën anë dhe jemi penalizuar, sepse shumë lojtarë kanë shkuar me ekipin e parë dhe në disa ndeshje mund të ishin të vlefshëm për ne. Përtej kësaj jemi të kënaqur, duke parë vendin e tretë dhe faktin që jemi tashmë në vazon e katërt, bilanci është pozitiv”, shprehet Bushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!