Bushati takon Mcallister: Hapja e negociatave në interesin e të dy palëve

schedule14:41 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 14:41 - 4 Dhjetor, 2018

Reforma në drejtësi dhe zbatimi i vettingut është diskutuar në takimin që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar me Kryetarin e Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Kreu i diplomacisë shqiptare  ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s. McAllister evidentoi se “hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime  për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!