“Bushati refuzoi”, Berisha thirrje deputetëve të PD-së: Lëreni Bashën dhe ejani këtu

schedule16:10 - 30 Janar, 2022

schedule 16:10 - 30 Janar, 2022

Sali Berisha u bëri thirrje deputetëve të grupit të PD-së që të braktisin dhe largohen nga Lulzim Basha për t’u kthyer pranë demokratëve në bazë.

Gjatë bisedës me demokratët në Vaun e Dejës, ish-kryeministri tha se Helidon Bushati refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për të qenë drejtues politik në Shkodër, po ashtu “edhe Alfred Rrushaj u tërhoq nga posti i kreut të grupit” tha ai.

Edhe unë ju kam bërë dhe ju bëj thirrje deputetëve; kthehuni te votuesit tuaj, demokratët që kanë bërë fushatën. Ata janë njerëz të lidhur me ju, gradualisht kjo po ndodh.

Helidon Bushati para tre ditësh refuzoi që të bëhej përfaqësues në Shkodër sepse e kuptoi që shkodranët nuk mund të pajtohen kurrë me peng Bashën, po kështu ish-kryetari i grupit u tërhoq, sepse nuk mund të pranojë normat Basha.

Ftoj cdo deputet të tërhiqet, të rikthehen te zgjedhësit e tyre, anëtarësia e tyre, ata janë deputetë të PD-së. Shpresoj se kjo do të ndodhë” deklaroi Berisha.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!